Plagoset një person në Prishtinë me AK-47

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të dielën në Prishtinë një person ka tentuar ta vrasë një person tjetër. Viktima është shtrirë në QKUK dhe është liruar gjatë ditës për tretman në shtëpi

Ilustrim

Në raportin e saj të përditshëm Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë gjatë ditës së diel një person ka mbetur i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga një person tjetër.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante ku edhe janë gjetur gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas plagosjes, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.

Sipas policisë, rasti është iniciuar si tentim vrasje dhe është duke u hetuar edhe më tej.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika