“Fluturimi” i kulmit të objektit të komunës, priten veprimet e Prokurorisë

Prokuroria është institucioni nga i cili po pritet përgjigje për shembjen e kulmit të objekti të komunës së re, që la me lëndime serioze një 23 vjeçare, e cila vazhdon të jetë në mjekim intenziv. Komuna e Prishtinës nuk dha sqarime se çka ndodhi me tenderin prej mbi 300 mijë eurosh që u dha vitin e kaluar për të renovuar kulmin e komunës

Mbetjet e kulmit të objektit të Komunës që ra në tokë një ditë më parë po i largojnë puntorët e ndërmarrjes publike banesore.

E largimi i tyre nuk po duket edhe shumë i lehtë, derisa të mbyllura po qëndrojnë edhe disa rrugë që qojnë tek objekti në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.

Viktima e kësaj ngjarjeje, një 23 vjeçare, e cila mori lëndime serioze gjatë së enjtes, pas njëndërhyrje kirurgjike, mbetet në trajtim në Mjekimin Intenziv të QKUK-së.

Shaqir Uka – Drejtor i Mjekimit Intesiv Qendror ka theksuar se “Lëndimet të pacientja janë kryesisht lëndime në regjionin e kokës, thyrje të kockave të kafkës me gjakderdhje interacerebrale, gjegjësisht brenda trurit dhe kjo ka qenë edhe arsyeja për intervenim kirurgjik, janë edhe disa lëndime të unazave në regjionin e qafës.”

Për rregullimin e këtij kulmi, që kishte probleme edhe në të kalurën, komuna e Prishtinës, kishte dhënë një tender në vlerë prej 300 mijë eurovsh në mes të vitit të kaluar.

Por për të, nuk kanë komentuar nga komuna e Prishtiëns, që thonë se janë në pritje të raporteve zyrtare dhe se e gjitha është në duar të prokurorisë e policisë.

Lulzim Fushtica, Drejtor i Sigurisë dhe Emergjencave ka theksuar se “Të gjitha të tjerat i kemi kryer nga aspekti i sigurisë dhe emergjencave kemi reaguar ndërsa tjerat janë organet e drejtësisë që janë duke kryer punën e tyre.”

Nga Prokuroria kanë thënë se tashmë rastin janë duke e trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Laureta Ulaj – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se “Ditën kur ndodhi rasti prokurori kujdestar me të marr informatën i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësit relevante që janë të përfshira në trajtimine  këtij rasti dhe i njëjti ka udhëzuar që të iniciohen hetime në drejtim të veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshem, veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren në koordinim të plotë me policinë.”

Gjatë ditës, 23 vjeçaren, që është edhe motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e ka vizitar edhe kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës ka theksuar se “Pa dyshim se kjo është shumë problematike  mirëpo i përket organeve dhe institucioneve të tjera të shtetit tonë, që të japin vlerësimet e duhura dhe të sakta.”

Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, gjatë së premtes ka qenë i paqaashëm për punëtorët e adminsitratës që punojnë aty, e pritet të mbetet i mbyllur derisa në fillim të javës pritet të bëhet vlerësimi i sigurisë për të parë nëse ekzistojnë kushtet për punë brenda tij.

 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika