Policia jep detaje për vetaksidentin e djeshëm në Gjilan

Policia e Kosovës, lidhur me vetaksidentin e djeshëm në Gjilan, ka njoftuar se vetura, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë

Dje nga një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Lumi i Bardhë, ka vdekur një 28-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Portalin Dukagjini kishte thënë se vdekjen e 28-vjeçarit e kishte konfirmuar mjeku kujdestar.

Ndërsa, Policia e Kosovës sot në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se vetura, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Gjilan  25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika