Masat e GJND-së ndaj Izraelit, BE-ja kërkon zbatimin e tyre

"..Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe duhet t'i zbatojnë ato. Bashkimi Evropian pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”, thuhet në komunikatën e BE-së

Ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) pret zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të masave të përkohshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mori ndaj Izraelit sot.

Në një komunikatë për media, BE-ja thotë se mbështet GJND-në dhe vendimet e saj.

“Ne marrim parasysh urdhrin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për kërkesën e Afrikës së Jugut për t’i treguar masat e përkohshme. BE-ja rikonfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe duhet t’i zbatojnë ato. Bashkimi Evropian pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka urdhëruar të premten armëpushim në Gazë, por i ka kërkuar Izraelit që t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar akte të gjenocidit.

Gjykata ka thënë se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë.

GJND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë, i kërkon Izraelit të parandalojë aktet e gjenocidit

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika