Hysa për draftin e Asociacionit: Shumë kompleks, s’është produkt i negocimit inteligjent

"Koha do ta tregojë se sa kompleks është ky draft, për mua është kogja problematik, nuk është produkt i negocimit inteligjent", ka deklaruar ish-diplomati, Ylber Hysa në emisionin "FIVE"

Ish-diplomati Ylber Hysa ka thënë se drafti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe është shumë kompleks dhe problematik, duke theksuar se nuk është një produkt i negocimit inteligjent.

Hysa konsideron se ky draft ka shumë elemente të kombinuara për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme apo jo për frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Në emisionin “FIVE”, Hysa ka theksuar se këto elemente përbëjnë një risi të koklavitur që mund të ketë sfida e rreziqe për Kosovën.

“Ka shumë elemente të kombinuara në këtë draft për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme për frymën e Kushtetutës, ka elemente të cilat nuk janë të njohura që përbëjnë një risi jo shumë të lehtë e të koklavitur, me rreziqe që mund të ketë sfida për Kosovën. Koha do ta tregojë se sa kompleks është ky draft, për mua është gogja problematik, nuk është produkt i negocimit inteligjent”, ka thënë Hysa.

“Kanë dallim kompetencat që i shfrytëzon një komunitet entik dhe një shoqatë e pllumave”

Ai ka thënë se ky draft është bërë në një gjuhë që nuk lë shumë hapësirë për kontekstim.

“Është e bërë në një mënyrë që nuk lë hapësirë të kontekstimit në gjyqin kushtetues, si praktikë mund të jetë problematike, ka dallim të madh kompetencat që i shfrytëzon një komunitet etnik, dhe një shoqatë e pllumave”, ka vijuar ai.

“Kosova mund të kushtëzohet me ‘Javelin’ për Asociacionin”

Tutje, ai ka thënë se ndoshta Kosova mund të kushtëzohet për Asociacionin për armatimin “Javelin”.

“Nëse Kosova zhagitet në proces, a mund të jetë kushtëzim me Javelin, cka nëse dikujt i kujtohet sjellja e Javelinëve si kushtëzim me Asociacionin?”, ka theksuar ai.

Sipas Hysës, ky armatim është një presion dhe sfidë për Serbinë, pasi është privilegj për Kosovën.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika