Arrestohet i dyshuari i katërt për garën e veturave, që përfundoi me fatalitet në Gjilan

Personi i katërt është arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me garën e veturave në Gjilan, ku një 28-vjeçar humbi jetën. Për katër të dyshuarit, nga policia thuhet se nuk e kanë ndihmuar viktimën dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes në Miresh të Gjilanit, TV Dukagjini.

Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar personin e katërt lidhur me garën e veturave, që përfundoi me fatalitet në Gjilan, ku si pasojë humbi jetën një 28-vjeçar.

Të arrestuarit dyshohet se nuk e kanë ndihmuar viktimën, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rr. Nacionale Gjilan-PKK, Dheu i Bardh   25.01.2024 – 00:50.  Në lidhje me rastin, me 28.01.2024 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia të enjten pati njoftuar për vdekjen e 28-vjeçarit “në një vetaksident”. Po ashtu,  edhe një person tjetër kishte mbetur i lënduar.

Për mosdhënie të ndihmës në raste të tilla dhe nëse ka viktima, Kodi Penal parasheh dënim me burgim deri në 8 vjet.

Prokuroria të premten ka ndaluar tre të dyshuarit për rastin. Sipas tyre, F.A. dhe B.A. janë ndaluar pasi dyshohen për veprat penale “Rrezik i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme’’ dhe ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, dhe L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Lexo edhe këtë: Policia jep detaje për vetaksidentin e djeshëm në Gjilan

Vdes një 28-vjeçar në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë

Prokuroria pritet që të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika