Ura e “askujt”, vendi që s’po e kontrollon kërkush në veri

Një zonë kufitare në veri të Kosovës, pak ose fare po patrullohet nga policia. Televizioni Dukagjini ka vizituar këtë vend ku nga Bërnjaku i Kosovës, kalohet në Vitkovicë të Serbisë. Aty askush nuk patrullon e vetura e kamion lëvizin lirshëm pa i penguar askush

Rruga e paasfaltuar ndonëse e kalueshme në veri të Kosovës është përshkuar nga Televizioni për të përfunduar në kufi me Serbinë.

Kjo rrugë është në anën e majtë të Liqenit të Ujmanit.

Hartezimi ne internet tregon ndarjen kufirare në mes Kosovës dhe Serbisë që një pjesë është edhe në mes të Ujmanit.

E këtu liqenin e ndan edhe kjo urë e cila një pjesë është në territorin e Kosovës dhe tjetra në territorin e Serbisë.

Ndonëse nuk është pikë kufitare, këtu po lëvizin vetura të cilat nuk i kontrollon askush.

Pamje satelitore nga Google Earth

Deri sa Policia e Kosovës e doganeret po hasin shpesh ne kufinjë me mjete transportuese me mallra kontrabande në këtë urë lidhese të dyja shteteve po kalojnë edhe kamionë.

Kjo nuk po kontrollohet nga askush. As Policia e Kosovës e as nga KFOR-i.

Ndërsa burimet brenda policisë i kane treguar televizionit qe urdhërat për të patrulluar në keto zona janë të rralla.

Ashtu edhe siç u faktua në këtë terren.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme se pse nuk ka patrullime te Policisë në këto zona e të njëjtit thanë se për këtë duhet të përgjigjet vetëm Institucioni i Policisë së Kosovës. E Policia nuk i ka kthyer përgjigje televizionit për këtë çështje.

Rrugës katër orëshe në vajtje dhe kthim televizioni nuk ka takuar as edhe një patrullë policore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika