Franca dhe Gjermania për dialogun Kosovë – Serbi: Palët të kenë një narrativë të përbashkët

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë të përbashkët në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini kanë theksuar se një ndër elementet që liderët e dy vendeve duhet të kenë parasysh në raportin e tyre është që nuk duhet të presin që gjërat të rregullohen vetë por që të ketë dialogim që gjërat të ecin përpara

Franca e Gjermania thonë se e ardhmja e dialogut Kosovë – Serbi është që palët të kenë një narrativë të përbashkët.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë të përbashkët në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini kanë theksuar se një ndër elementet që liderët e dy vendeve duhet të kenë parasysh në raportin e tyre është që nuk duhet të presin që gjërat të rregullohen vetë por që të ketë dialogim që gjërat të ecin përpara.

“..Një nga elementet që liderët duhet të ken; parasysh dhe të vendosin është që nuk duhet të presin të ndodhin gjërat sepse ato nuk mund të shërohen vetvetiu. Ne jemi duke bërë hapa, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, shpresojmë që Kosova do të jetë e gatshme duke mbajtur partneritetin me BE-në që të shfrytëzojë atë tren që është në lëvizje”, ka deklaruar ambasadori francez, Guerot.

“Nuk është e lehtë… duhet të kanë një narrativë të përbashkët. Dialogu do të thotë kur dy njerëz ulen dhe flasin, shpresoj të ulen më shpesh dhe që të mos ketë nevojë Lajcak të udhëtojë për takime të ndara”, ka deklaruar ambasadori gjerman, Rohde.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika