Haradinaj: Kurti është i kurdisur nga Serbia, në Maqedoninë e Veriut i shërbeu Rusisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “ndërhyrja” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është “shërbim i agjendës ruse dhe serbe”.

Ish-kryeministri i vendit, Haradinaj ka thënë se veprimi i kryeministri Albin Kurti është i rrezikshëm dhe se kështu, sipas tij, “prishet” Ballkani.

“Unë nuk mendoj që ka të bëjë fare me shqiptarët e Maqedonisë, Albini s’po shkon me ndihmu një krah, as nuk mundet me dobësu Ali Ahmetin, sepse ai është politikan serioz. Ai po shkon vetëm me ia hapë dyert Serbisë në kërkesat jolegjitime ndaj nesh e pastaj me na u lëshu në shpinë krejt aleatët tanë. Edhe pasi të shkon Kurti kanë me na thanë kryeministri juaj ka bo fushatë në shtete fqinje”, ka thënë Haradinaj.

“Është rrezik qa po bën. Agjenda serbe, agjenda ruse, si të kërkon Sveçla me shku në Preshevë është agjenda ruse…Është agjenda e tyre destabilizimi i Maqedonisë, ndërhyrja prej shtetit në shtet e kryeministrave në fushata ia legjitimon Vuçiqit me shku në Mal të Zi te serbët e vet, ti je ka e prish Ballkanin”, ka deklaruar tutje ai në intervistë për T7.

Ndër të tjera, ai ka thënë se duhet të kemi lidership që do shtetin dhe jo vetja.

“Jo lidershipi që shkon duke bërë foto që të marrë vota”, ka shtuar ai, duke theksuar se Kosova mbetet në tavolinën e destabilizuesve, dhe sipas tij, kjo do të jetë problem.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika