Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase

Më 13 shkurt, Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin për hapjen e zjarrit në kufirin midis tyre. Jerevani njoftoi se dy ushtarë u vranë nga forcat azerbajxhanase në rajonin jugor të Siunikut

Një ushtare etnike armene në Nagorno-Karabak. Fotografi nga arkivi.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin më 13 shkurt se hapën zjarr në kufirin në mes të dy shteteve, përderisa Jerevani tha se dy ushtarë u vranë nga forcat azerbajxhanase në rajonin jugor të Siunikut.

Jerevani dhe Bakuja kanë zhvilluar dy luftëra – në vitet ’90 dhe më 2020 – mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që forcat azerbajxhanase e rimorën gjatë një ofensive të shkurtër vitin e kaluar.

“Njësitë e forcave të armatosura azerbajxhanase hapën zjarr me armë të vogla drejt pozicioneve luftuese armene afër fshatit Nerkin Hand”, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë përmes një deklarate.

Në njoftim u tha se dy ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se trupat armene hapën zjarr dy herë në orët e vona të së hënës në fshatin Kokanabi, në rajonin verilindor të Tovuzit.

Armenia hodhi poshtë këto pretendime, shkruan REL.

Pas ofensivës së vitit të kaluar të Azerbajxhanit, nga Nagorno-Karabaku, i banuar pothuajse krejtësisht nga armenët etnikë, u larguan mbi 100.000 persona për në Armeni, duke nxitur një krizë të refugjatëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika