Kurti: Vuçiqi s’po e nënshkruan marrëveshjen, pasi do ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës

"Duke mos e nënshkruar, Vuçiqi do që ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. S’mund të shoh tjetër kuptim substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, pos kësaj, ata duan të mbajnë të hapur këtë derë, që të kenë dritare të tjera për t’u kthyer dhe për të përsëritur agresionin", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrjes në një panel të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, pasi sipas tij, do ta mbajë të hapur një mundësi për pushtimin e Kosovës dhe për të përsëritur agresionin.

Sipas Kurtit, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është më urgjent se kurrë.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë është më urgjent se kurrë. Marrëveshja që kemi nuk është e plotë, pasi na duhet një marrëveshje me mirëbesim që të kemi legjitim dhe zbatim të saj. Duke mos e nënshkruar, Vuçiqi do që ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. S’mund të shoh tjetër kuptim substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, pos kësaj, ata duan të mbajnë të hapur këtë derë, që të kenë dritare të tjera për t’u kthyer dhe për të përsëritur agresionin”, ka deklaruar Kurti në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga instituti Chatham House.

Ai në këtë panel tutje ka thënë se 40% e parlamentarëve në Serbi janë anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë.

Tutje, ai ka thënë se gjatë dekadës së fundit, më shumë se 3000 njerëz janë trajnuar nga “Qendra Humanitare” ruso – serbe në Nish duke theksuar se ka fluturime të përditshme ndërmjet Moskës dhe Beogradit dhe se shumë biznese ruse po krijohen në Serbi.

“Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 3000 njerëz janë trajnuar nga “Qendra Humanitare” ruse-serbe në Nish. Raportet mes Rusisë dhe Serbisë janë aq të mira, sa që ka fluturime direkte çdo ditë në mes të Moskës dhe Beogradit”, ka vijuar Kurti.

 

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika