Isufaj pret në takim përfaqësuesit e Qendrës Ndërkombëtare për Rikuperimin e Pasurive

Kryeprokurori nBlerim Isufaj ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Qendrës Ndërkombëtare për Rikuperimin e Pasurive të Institutit të Bazelit për Qeverisje, Iker Lekuona. Ai ishte i shoqëruar edhe me përfaqësuesit e kësaj qendreje

Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Qendrës Ndërkombëtare për Rikuperimin e Pasurive të Institutit të Bazelit për Qeverisje, Iker Lekuona.

Lekuona ishte i shoqëruar nga eksperti i këtij Instituti në Kosovë, Eric Stonecipher dhe Këshilltari i Lartë Ligjor në UNDP, Albert Avdiu.

Pamje nga takimi

Gjatë këtij takimi është diskutuar për përmirësimin e kapaciteteve për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe identifikimin dhe kthimin e aseteve të fituara me vepër penale.

Kryeprokurori Isufaj ka vlerësuar se takimet e tilla janë të rëndësishme për të shkëmbyer eksperiencat, për të marrë mbështetje dhe për t’i koordinuar veprimet në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e drejtësisë penale, si dhe shërbejnë për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika