Nora Gjakova siguron finalen në Grand Slam Baku 2024

Nora Gjakova ka siguruar vendin në finalen e Grand Slam-it në Baku të Azerbajxhanit pas fitores së saj në gjysmëfinale, duke mposhtur garuesen holandeze Julie Beurskens. Në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova do të përballet me kundërshtaren nga Kanada, Christa Deguchi

Nora Gjakova ka fituar ndeshjen në gjysmëfinale, duke kaluar tashmë në finalen e madhe në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova ka fituar tri ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në finale, xhudistja jonë do të ndeshet kundër garueses nga Kanada, Christa Deguchi.

Gjakova kishte kaluar pengesën e parë duke mposhtur gjeorgjianen Nino Loladze në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke triumfuar me një “Ippon” vendimtar, që është rezultati më i lartë që një luftëtar mund të arrijë në një garë të tillë.

Gara zgjati vetëm 20 sekonda, kur Nora Gjakova tregoi aftësitë e saj të jashtëzakonshme ndaj kundesë së saj.

Më pas, Gjakova ka fituar edhe ndeshjen e tretë për ta siguruar kalimin në gjysmëfinale në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika