Zjarri në shtëpinë e pleqëve, të moshuarit dërgohen në hotel e një në QKUK

Zjarri i mbrëmshëm në shtëpininë e të moshuarve po dyshohet së u shkaktua nga një cigare, një ditë më pas, të moshuarit janë dërguar në një hotel përkohësisht e një nga ta po trajtohet në QKUK, në gjendje stabile. Përderisa prrokuroria i ka nisur hetimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Gati shkrumb e hi u bë aneksi ku jetojnë rezidentët e palëvizshëm dhe ata me probleme të shëndetit mendor në shtëpin e të moshurve në Prishtinë.

Këtu ku do duhej të ishin 57 të moshuarit  të cilët nën përkujdesje të shtetit, por këtë të marte ata gjenden në një hotel në kryeqytet.

Kjo pasi që një natë më parë shtëpia u përfshi nga zjarri dhe të gjithë u evakuan  nga kjo hapësirë,ku vetëm një nga ta po trajtohet në QKUK.

Arsyeja e shkaktimit të zjarrit, dyshohet të jetë cigarja të cilën e kishte lënë një i moshuar në objekt.

Policia dhe zjarrfikësit kishin dalur menjëherë në vendngjarje teksa drejtori i emergjencave  në kryqytet bën me dije se qëndrimin në hotel do ta sponzorizojë Komuna e Prishtinës deri në riparimin e ndërtesës.

Një ditë më pas Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Edhe gjatë së martës në Prishtinë një objekt është kapluar nga flakët e zjarrit mirëpo ai ak arritur të fiket, si pasojë e kësaj një zjarrëfiks ka lënduar dorën dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika