Policia sekuestron mall në vlerë prej 20 mijë eurove, dyshohet se ishte kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 26.02.2024, ka sekuestruar mall që dyshohet të jetë i kontrabanduar, vlera e të cilit thuhet se është rreth 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 26.02.2024, ka sekuestruar mall që dyshohet të jetë i kontrabanduar, vlera e të cilit thuhet se është rreth 20 mijë euro.

Sipas një komunikate për media, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Policia ka arritur ta identifikojë automjetin “VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore”, i cili dyshohej se ishte ngarkuar me mallra të kontrabanduar.

“Më datë 23.02.2024, pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon), i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit, është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti. Nga njësitet e  lartcekura është tërhequr automjeti i dyshuar dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim, pasi ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme”- thuhet në komunikatë.

Ndërsa, më 26.02.2024, është paraqitur drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale A.G., i moshës 41-vjeç nga Ferizaj.

Policia thotë se gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura), disa nga mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: Nike, Adidas, Louis Vuitton e kështu me radhë.

Sipas Policisë, vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet, e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit, është rreth 20 mijë euro.

Lidhur me rastin. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dhe me urdhër të prokurorit kompetent, malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika