Ish-bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Kurti e Sveçla na i përtërinë plagët e luftës, s’ua kishim borxh gazin lotsjellës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Xhevahir Geci, ka reaguar pas përdorimit të gazit lotsjellës ndaj protestuesve në Prishtinë.

Në një deklarim për Debat Plus, Geci ka thënë se në mesin e protestuesve ka fëmijë të dëshmorëve, si dhe persona që kanë marrë plagë gjatë luftës, ndërsa tha se përdorimi i gazit lotsjellës ua ka “përtërirë plagët”.

Geci tha se edhe vetë është prekur nga gazi lotsjellës gjatë protestës, duke thënë se për shkak të tymit ka rrezikuar jetën.

“Ka djem e vajza që janë fëmije dëshmorësh. E ka burra e gra që janë me plagë në trup. E sot për së dyti ose së treti Albin Kurti  me Xhelal Sveclën na  i përtëriu plagët. Unë kam marrë plagë personalisht nga gazi lotsjellës, edhe veç më kanë shpëtuar disa djem të ri se kam mund të vdes sonte prej tymi që asnjëherë se kam provuar, përveç ’89-tën… Xhelal Svecla na ka borxh, nuk e kemi provokuar. Kjo si falet”, ka deklaruar Geci.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika