Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për një tubim të qytetarëve dhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, që pritet të mbahet nesër në sheshin e Prishtinës.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orët e mëngjesit, duke kërkuar bashkim dhe, siç thuhet në njoftim, dinjitet.
“Popull i dashur, Kategori të dala nga lufta e UÇK-së,
Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës.
Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se
UÇK-ja na bashkon”, thuhet ne njoftim.