Zjarr në një banesë në Mati I, nuk ka persona të lënduar

Foto:Insajderi

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në “Mati 1”.

Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Mati 1’, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika