Largohet trupi i pajetë që u gjet në një gropë në Pejë

Tashmë trupi i pajetë që u gjet në një gropë në Pejë është larguar. Lajmi është konfirmuar nga Policia

Njësiti i Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta largojnë trupin e një personi që u gjet ditën e premte nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se trupi tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Sot paradite është tërheq trupi i pajetë nga Njësiti i Shpëtimit të FSK-së dhe është dërguar për obduksion. Ende nuk është identifikuar viktima”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika