Katër degë bankare serbe ngrihen pranë kufirit me Kosovën shkaku i pagesave me dinarë

"Për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe të paligjshme të Albin Kurtit i cili nga 1 shkurti i këtij viti ndaloi përdorimin e dinarëve dhe listës së pagave të Republikës së Serbisë në Kosovë"

Banka e Kursimeve Postare të Serbisë ka ngritur katër degë bankare në afërsi të pikave kufitare, Jarinjë, Bërnjak, Konçul, Merdare, në mënyrë që t’u ofrojë para të gatshme, t’u sigurojë qasje sa më të afërt në bankomate e shërbime të tjera bankare serbëve të Kosovës.

Siç thuhet në një njoftim të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Banka e Kursimeve Postare e Serbisë vendosi të marrë këtë hap, pasi siç theksojnë për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të paligjshme të kryeministrit Albin Kurti.

“Për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe të paligjshme të Albin Kurtit i cili nga 1 shkurti i këtij viti ndaloi përdorimin e dinarëve dhe listës së pagave të Republikës së Serbisë në Kosovë, serbët nuk janë në gjendje të marrin pagat, pensionet sociale dhe të gjitha përfitimet tjera e paguara nga shteti i Serbisë, të cilat janë të nevojshme për jetën dhe punën e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, degët e kësaj banke do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë punë dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në 17:00.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika