FSK-ja furnizohet me kamionë ushtarakë gjermanë

Këtë të martë FSK-ja është furnizuar me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”, për të cilët ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë ndër më modernët, multifunksionalë, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike

Fotografi të flotës së kamionëve ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në, 12 mars 2024.

Ushtria e Forcës së Sigurisë së Kosovës të martën është furnizuar edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur para medieve se 10 kamionë janë blerë me buxhetin e shtetit dhe 5 janë donacion.

Siç ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këta kamionë janë ndër më modernët, multifunksionalë, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Ndërkaq, në fjalën e tij pas inaugurimit të Qendrës Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë, kryeministri Kurti ka thënë se, përkundër sfidave nga fqinji verior, ata janë të vendosur të jenë të kujdesshëm dhe të mos frikësohen.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika