SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj, teksa projektligji për një paketë të madhe të ndihmës vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan.

Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar mundësi të shumta për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, pasi ndihma paraprake prej Kongresit i është dërguar në tërësi Kievit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u ka thënë gazetarëve më 12 mars se fondet do të nisen prej Pentagonit, i cili ka kursyer para prej kontratave.

Ndihma në vlerë të 300 milionë dollarëve është ndarë prej buxhetit gati 840 miliardë dollarësh të Pentagonit.

Sullivan kanë thënë se fondet do të përdoren për të dërguar artileri dhe municione për sistemet raketore amerikane HIMARS në Ukrainë.

Ai ka thënë se ndihma do t’i ndihmojë ushtrisë vetëm për disa javë.

Rusia i ka ashpërsuar sulmet në vijën e frontit, teksa ushtria ukrainase përballet me mungesë të municioneve dhe raketave.

Shtetet e Bashkuara – prej të cilave Ukraina ka pranuar më së shumti ndihmë ushtarake në dy vjetët e fundit – nuk kanë munduar të dërgojnë ndihmë të re për shkak të bllokadës në Kongres.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke e mbajtur pezull një paketë të shpenzimeve që parasheh ndarjen e 60 miliardë dollarëve si ndihmë për Ukrainën, dhe pjesa më e madhe është për ndihmë ushtarake.

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës i kanë thënë një ditë më parë Kongresit që nëse Shtetet e Bashkuara nuk dërgojnë shpejt ndihmë në Ukrainë, atëherë forcat ukrainase do të kenë vështirësi që të pengojnë përparimin e Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus ,Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika