Një delegacion nga VV-ja bën homazhe në Çabër në përkujtim të tre fëmijëve që vdiqën 20 vjet më parë

20 vjet më parë, në Çabër të Mitrovicës, buzë lumit Ibër, tre fëmijë teksa po luanin humbën jetën tragjikisht

16 marsi i 2004-ës shënon një ditë të zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

20 vjet më parë, në Çabër të Mitrovicës, buzë lumit Ibër, tre fëmijë, Egzon Deliu, 12-vjeçar, Avni Veseli, 13-vjeçar dhe Florent Veseli, 9-vjeçar teksa po luanin humbën jetën tragjikisht.

Për të bërë homazhe në nderim e kujtim të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Çabër sot ishte një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga Sekretari Organizativ, Alim Rama së bashku me deputetë, aktivistë e anëtarë të Qendrës në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) thuhet se kjo vrasje e tre fëmijëve preku secilin qytetar duke rezultuar në organizimin e protestës paqësore me datë 17 Mars.

“Qytetarët shqiptarë dolën te ura e lumit Ibër në Mitrovicë për të parë serbët e organizuar në pjesën tjetër të cilët filluan të shtijnë me armë zjarri ndaj protestuesve, dhe ndaj shqiptarëve që ende jetonin në pjesën veriore. Policia e UNMIK-ut dhe e KFOR-it, vetëm kishte vëzhguar situatën dhe nuk kishte provuar ta ndalë dhunën e t’i arrestojë kriminelët serb që kishin shtënë mbi protestuesit paqësor. Kështu, pas vrasjes së fëmijëve dhe qytetarëve të paarmatosur në protestë, në mbarë vendin vërshuan protestat që kërkonin drejtësi. Në këto ngjarje që pasuan, e që u quajtën “Trazira të Marsit”, 19 qytetarë mbetën të vdekur, prej tyre 11 shqiptarë”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

20 vjet më parë ngjarja filloi teksa një serb që po korrte tallën aty fillon t’i fyejë fëmijët, e më pas një grup tjetër serb i bashkohen atij me sharje, kurse në anën tjetër qentë e tyre vrapojnë drejt fëmijëve të cilët të frikësuar fillojnë të ikin dhe hyjnë në lumin Ibër duke humbur tragjikisht jetën e tyre.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika