Osmani pret në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

E para e vendit, Vjosa Osmani lka pritur në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons. Ai e ka ftuar presidenten të jetë prezente në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

Presidentja Osmani, faktin që Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, e ka cilësuar si moment historik, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e deritashme presidentin Parsons dhe ka shtuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për parasportistët”, thuhet në njoftim.

Kurse presidenti Parsons e ka ftuar zyrtarisht presidenten e vendit që të jetë prezente në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024” më 28 gusht.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika