Arrestimi i serbit për krime lufte në Istog, rrëfen personi që dëshmoi në prokurori

Serbi Časlav Jolić u arrestua të enjten në Istog. Ai dyshohet se si pjesëtarë i Policisë së Serbisë kreu krime gjatë luftës në fshatin Gurakoc të Istogut dhe në fshatrat përreth. Për Radio Televizionin Dukagjini ka rrëfyer një prej personave që dëshmoi në Prokurori, AKI e Polici për rastin e Joliq. Mustafë Bajrami thotë se babanë në luftë ia vrau Joliq

Mustafë Bajrami, djali i Daut Bajramit të vrarë nga forcat serbe

Mustafë Bajrami vije shpesh tek varri i babait të tij, Dautit, i cili u vra në vitin 1999 nga forcat serbe.

Për 23 vjet, Mustafa nuk u ndal së këtkuari drejtësi.

Në këtë drejtim të enjten pati zhvillime.

Časlav Jolić përfundoi nën pranga të policisë. Ndërkohë , Mustafë Bajrami thotë se atë e njeh mirë atë.

“Këtu janë të dyshuar, jo të dyshuar, por jam 100% i bindur se krimin e kanë kryer familja Popoviq, Peroviq, Peqin dhe Joliq. Këta janë katër familje që e kanë kry ekzekutimin e babait tim”, ka thënë Mustafë Bajrami, i biri i viktimës.

Bajrami që ka dhënë disa dëshmi në Prokurori, AKI e Polici, rrëfen se babai iu ngulfat nga Jolić dhe të tjerët.

“Babai im është i ngulfatur nga paramilitarët, se ata kanë qenë katër persona. Babai është rikthyer në fshat dy ditë pasi janë larguar të gjithë për me i lëshu bagëtitë sepse kanë mbetur të ngujuara. Shtëpitë kanë qenë duke u djegë, të gjithë shtëpitë e lagjes Bajramaj. Ky ka shku për me i liru bagëtitë edhe e kanë zënë dhe e kanë kry ekzekutimin”, u shpreh Bajrami.

E Joliqin thotë se e takoi edhe pasluftës në Istog.

“Ky ka qenë me gjithë babain e vet dhe me vëllain. Kur më kanë vërejtë mua që shkova aty, janë drejtu nga unë dhe erdhën kinse me më përshëndetë. Por, unë i kam injoru e i kam shajtë, gjithçka ju kam thënë dhe nga ai moment asnjëherë më nuk kam dëgju për ta, deri ditën e djeshme”, shtoi ai.

Por, Casalv Joliq përfundoi nën pranga të policisë,  papritmas të enjten që lam pas në Istog.

Ai kishte shkuar në objektin e komunës për të marrë një dokument.

Aty zyrtari e ka vërejtur se Joliq është në kërkim nga organet e drejtësisë, prandaj menjëherë i njoftoi ata.

Kështu Joliq u prangos e menjëherë u dërgua në mbajtje.

Prokuroria Speciale që merret me hetimin e krimeve të luftës nuk është deklaruar rreth rastit.

Por një njoftim e ka lëshuar Policia.

“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Kërkesën e ka aprovuar një gjykatës i procedurës paraprake, në deprtamentin special në Prishtinë.

Ndërkohë, në Istog ka edhe të tjerë që kanë njohuri për të bëmat e Joliq dhe të tjerëve gjatë luftës.

“Časlav Jolići ky ka qenë paramilitar. Ne i kemi pas fqinjë. Jo vetëm ky por edhe Zorani ka qenë polic, polic famkeq. Kështu që kanë marrë pjesë këta, gjatë luftës kanë qenë aktiv në Gurakoc e ndoshta edhe në vende të tjera”, ka thënë qytetari Ndue Musolli.

I arrestuari Joliq gjatë viteve të 90-ta ka jetuar në Gurakoc të Istogut. Pas luftës ai shkoi në Serbi, ku edhe ishte duke punuar si polic në Çaçak.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika