Kurti: E ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të garojë në zgjedhjet e ardhshme teksa ka komentuar vendimet e saj në çështjet si ato të Manastirit të Deçanit. Ai ka shtuar se mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës ka kosto më të madhe se se moszbatimi i vendimit për Manastirin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka ftuar atë të angazhohet në garën për zgjedhjet e ardhshme.

Ai në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, ka theksuar se nëse Gjykata merr vendime për politikat, atëherë duhet të garojë në zgjedhje.

“Unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata, le të garojnë në zgjedhje. Nuk është a-politik nëse merr vendime për politikat, për ato garohet në zgjedhje. Kur ata të garojnë ju mund të votoni për ta. Nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese tash ta bëj dyfishimin e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, pra nuk më pëlqejnë mu një mori vendimesh që janë marrë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti duke kritikuar Gjykatën Kushtetuese, e ka cilësuar procesin e dyfishimit të Komisionit Parlamentar për Legjislacion si të panevojshëm.

Lidhur me vendimin për tokat rreth Manastrit të Deçanit, ai ka thënë se kostoja e mosanëtarësimit në Këshillin e Evropës është shumë më e madhe se kostoja e zbatimit të vendimeve me të cilat nuk pajtohet.

“Mirëpo në rastin konkret [Manastiri i Deçanit], çështja ka filluar të zbatohet midis Agjensionit Kadastral dhe Zyrës Kadastrale të Komunës së Deçanit. E kemi edh enjë proces tjetër gjyqësor në Prishtinë, situata është komplekse nuk ka qenë aspak vendim i lehët për neve”, ka thënë Kurti.

“Kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës na kanë hequr dy na kanë lënë vetëm njërin kostoja e bllokimit te vetëm ky kusht është shumë më e madhe sesa kostoja e  zbatimit të këtij vendimit me të cilin nuk pajtohem, pra nuk ka pasur jo zgjidhje ideale por as optimale. Në kontekstin aktual ku ndodhemi është jetike që Kosova të anëtarësohet ne Këshillin e Evropës”, ka deklaruar tutje Kurti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika