Von Cramon e cilëson bllof deklaratën e Vuçiqit për tërheqje të Serbisë nga KiE, nëse Kosova pranohet

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon e ka quajtur bllof deklaratën e presidentit serb për tërheqje të Serbisë nga KiE, nëse pranohet Kosova

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet.

Përmes një postimi në platformën “X’, Von Cramon e ka cilësuar këtë deklaratë si “një bllof”, dhe se sipas saj, sigurisht që Serbia që nuk do të largohet.

“Një bllof sigurisht. Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika