Krasniqi në Belgjikë: Rritja e PDK-së në mërgatë nuk është e rastësishme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të konstituimit të Degës së PDK-së në Belgjikë, ka thënë rritja e kësaj partie në mërgatë nuk është e rastësishme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të konstituimit të Degës së PDK-së në Belgjikë, të mbajtur në Bruksel, ku kryetar u zgjodh aktivisti Jetlir Llugani.

Krasniqi ka thënë se rritja e PDK-së në mërgatë nuk është e rastësishme.

“Ky është fryt i angazhimit tonë të përbashkët në secilin shtet ku jetojnë qytetarët tanë. Është pasqyrim i mbështetjes së parezervë për njëri-tjetrin në çdo përpjekje që synon ngritjen dhe përparimin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

I pari i kësaj partie i ka falënderuar të gjithë mërgimtarët për mbështetjen dhe besimin në vizionin e PDK-së për të ardhmen e Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika