Bllokohet rruga Carralevë-Duhël pas një vetaksidenti, i lënduari dërgohet në Emergjencë

Një kamion është vetaksidentuar në rrugën Carralevë-Duhël, në Prizren.

Zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, për Portalin Dukagjini ka njoftuar se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20 në rrugën Carralevë- Duhël.

“Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin”.

Ai thotë se në vetaksident është përfshirë një kamion i madh dhe si pasojë rruga është bllokuar.

“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetaksident është o përfshirë një kamion i madh, kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”, shtoi më tej ai.

“Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës.”, tha Bytyqi.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika