S’ishte e përfshirë me palët, 48-vjeçarja vdiq nga të shtënat në mes dy “bandave” në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një incidenti me armë zjarri në mes dy grupeve në Kolovicë të Prishtinës, mbrëmjen e kaluar. Shefi i repartit intensive në QKUK, Shaqir Uka ka bërë të ditur se 48-vjeçarja, e cila kishte qenë kalimtare rasti në incident nuk ka mundur t’i përballoj plagët. Megjithatë, emrat e të përfshirëve në rast nuk kanë qenë të panjohur për banorët lokalë

Pamje nga vendngjarja, 27 mars 2024.

Nuk është hera e parë që kanë probleme në lagje, herë të para nga afër e herë të dëgjuara nga fqinjët.

Por ai i mbrëmjes së të martës në rrugën “Jeronim de Rada” të Kolovicës, qe shumë i zhurmshëm për t’iu shpëtuar banorëve.

Breshëria e plumbave kishte goditur edhe shtëpitë përreth e të njëjtave nuk u shpëtuan dy persona, në mesin e tyre një kalimtare e rastit.

Kishin dëgjuar të shtënat me armë kur kishin vendosur të dalin jashtë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me ç’rast, kishin parë edhe fqinjën e tyre. Megjithatë, banorët thonë se të përfshirët në rast nuk janë emra të panjohur për lagjen.

E ndjera kishte qenë në veturë pranë shtëpisë së saj kur ishte qëlluar me armë zjarri. Sipas mjekëve, plagët e të ndjerës qenë të papërballueshme.

“Lëndimet kanë qenë në regjionin e kompligut, gjerësisht dëmtim i rëndë në enët e gjakut dhe kockës së këmbës së majtë e cila ka qenë multigrafmentare. Pacientja i është nënshtruar intervenimit kirugjik në qendrën emergjente, pas intervenimit është jell këtu në mjekim intensive qëndror. Në njësinë tone, pacientja është sjellur në gjendje shumë të rëndë kritike, në gjendje shumë të rëndë të shokut. Përkundër të gjitha terapive, tretmanit mjekësor dhe përpjekjeve në njësinë e mjekimit intensive, pacientja nuk ka arritur të iu shpëtoj plagëve që ka pësu dhe disa çaste përpara ka ndërruar jetë”, ka thënë Shaqir Uka, shef i repartit intensiv në QKUK.

Në gjendje të rënduar emocionale, familjarët e së ndjerës kanë deklaruar prapa kamerave se e ndjera kishte qenë aty në kohën e gabuar dhe se nuk njihej me palët.

E se viktima, 48 vjeçare nuk ka qenë e përfshirë në rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Raste të shpeshta të tilla të gjuajtjeve me armë kanë ndodhur së fundmi në kryeqytet. Po në muajin mars, një person ishte plagosur ku në mes të ditës u gjuajt me armë në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika