Gjendet në një humnerë në Prevallë personi i raportuar si i zhdukur ditën e djeshme

Pas raportimit në polici, në të njëjtën ditë, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur. Viktima sipas policisë kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, ku pas nxjerrjes është dërguar me emergjencë për tretman në Spitalin Rajonal në Prizren

ilustrim

Në Stacionin Policor në Prizren, ditën e djeshme një person ishte raportuar si i zhdukur pasi kishte shkuar në pushime në fshatin turistikë Prevallë dhe nuk ishte kthyer më.

Personi i zhdukur ishte raportuar nga bashkëshortja e tij, me të cilën ishin së bashku. Ajo raportoi se bashkëshorti i saj është larguar nga vendi ku ishin duke qëndruar rreth orës 18:30.

“Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas raportimit në polici, në të njëjtën ditë, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima sipas policisë kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e viktimës.

Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika