Ukraina paralajmëron mungesë drithi derisa lufta vazhdon

Ministri i sapoemëruar i Bujqësisë së Ukrainës, Mykola Solskyi ka deklaruar se aftësia e vendit për të transportuar drithërat jashtë shtetit po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Ndër të tjera, ai ka thënë se prodhimi është duke u zhvilluar vetëm në ato vende qe nuk janë pushtuar dhe se kjo çështje do të përmirësohet vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon.

Në një konferencë televizive, ministri Solskyi bëri me dije se Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, ka rezerva drithërash të destinuara për eksport në shumën prej 7.5 miliardë dollarësh. Në të njëjtën kohë, siç bëri të ditur ministri, puna e porteve të Ukrainës është e kufizuar për shkak të luftës. Ministri ka thënë se rregullisht Ukraina eksportonte 4-5 milionë ton drithëra në një muaj, e që ka rënë në vetëm disa mijëra ton.

“Portet janë kufizuar. Më parë, ne eksportonim 4-5 milionë ton produkte bujqësore, drithëra dhe produkte të përpunuara përmes porteve në muaj.

Tani vetëm disa mijëra ton përtej kufijve perëndimorë. Është shumë e rëndësishme ta rregullojmë këtë”, tha Mykola Solsky.

 

Po ashtu, sipas tij, këto mjete nga eksporti u nevojiten fermerëve për të paguar qiranë, pagat dhe të korrat.

“Prandaj, kjo është puna kryesore që kryen Ministria, dhe që të gjithë janë të fokusuar”, përfundoi ministri.

Rusia dhe Ukraina përbëjnë 14% të prodhimit global të grurit dhe renditen respektivisht në vendin e parë dhe të pestë.

Ukraina e bën gjysmën e eksporteve të vajit të lulediellit në botë dhe është eksportuesi numër 3 i farave. Shumë fara vajore globale, veçanërisht vajrat bimore, kanë shënuar çmime rekorde gjatë vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika