Kërkesat dhe ofertat për zgjedhje të parakohshme, lojë apo realitet?

Ditëve në vijim janë paralajmëruar veprime konkrete nga një pjesë e opozitës për synimin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje u deklarua e gatshme t’i ndihmojë opozitës në këtë drejtim, analistët politikë vlerësojnë se pushteti po e përdor këtë çështje për t’u fshehur nga dështimet e veta

Tashmë zgjedhjet e parakohshme po përmenden thuajse në çdo deklarim të figurave politike.

Të gjitha partitë politike, në pushtet dhe opozitë kanë dhënë versionin e tyre.

Sipas njohësve të çështjeve politike në vend, interes për mbajtjen e zgjedhjeve ka edhe pushteti.

Sipas Shkodran Ramadanit, Vetëvendosje po mundohet të fsheh dështimet e veta përmes shkuarjes në zgjedhje.

“Konsideroj dhe besoj që është e dukshme që LVV ka dështuar si në aspektin politik, ekonomik e juridik dhe dëshira për zgjedhje për ta amartozu pakënaqësinë e qytetarëve me përformancën e Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri pra në krye të shtetit”, tha Shkodran Ramadani, analist.

E, Faton Ismajli beson se zgjedhjet e parakohshme do t’i bënin mirë vetëm partisë në pushtet.

“Lëvizja Vetëvendosje i kërkon zgjedhjet tash për të mos u thelluar shumë në kompromise, për të mos e zbatuar Asociacionin tash dhe mendoj që LVV i kërkon zgjedhjet edhe për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Amerikë”, tha Faton Ismajli.

Në emër të LVV-së, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se shumica parlamentare nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë.

Kurse kryeministri Albin Kurti është deklaruar i gatshëm që t’i ndihmojë opozitës duke i ofruar nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij, të nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin.

PDK ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të iniciojë këtë kërkesë, derisa LDK dhe AAK kanë dilema për mënyrën se si duhet të shkohet deri te zgjedhjet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika