Nderohet Isuf Lumi, kryetari i parë i FBK-së

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje të ndjerin Isuf Lumi, i cili ishte kryetar i parë i FBK-së dhe sekretar i Përgjithshëm.

Mirënjohjen e kanë ndarë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, derisa në emër të familjes e ka pranuar, Albana Lumi, vajza e të ndjerit Isuf Lumi.

Ceremonia ndodhi para fillimit të ndeshjes për vendin e tretë në Liga Unike Femrat ndërmjet Tiranës dhe Penzës.

I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas pavarësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë sekretar i Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuuar maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Lumi ishte zgjedhur kryetar i FBK-së në vitin 1991 në kohërat më të vështira dhe për asnjë moment nuk u ndal së punuari për basketbollin e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika