“Çdo ditë që rrimë, ne shkojmë në humbje”, minatorët në pritje të eksplozivit

Minatorët e “Stan Tërgut” ka ditë që po merren me punë përgatitore në pamundësi për të bërë detyrën e tyre si shkak i mungesës së eksplozivit. Pas më shumë se një muaji, kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti ka deklaruar se furnizimi me lëndët shpërthyese pritet të vijë nesër gjersa thekson se gjendjen e Trepçës e gjeti të rënduar me marrjen e detyrës.

Ka 43 vjet që përballet çdo ditë me nëntokën por asnjëherë nuk i ka rastisur të qëndrojë duarkryq kaq gjatë.

Miniera “Stan-Tërg” po përballet me mungesë të lëndës shpërthyese eksploziv tash e një muaj, që është lënda kryesore për mbarëvajtjen e punës.

E minatori, Gani Osmani thotë se flet për shumë të tjerë kur thotë se puna më nuk është e njëjta.

“Minatorët vijnë me kohë në punë. Veshin teshat e punës, shkojnë e hajnë rrezikun, e hajnë pluhurin e mas pari s’munden me kry punën e vet. I bëjnë veç do punë përgaditore, pastrim e do përgaditje mirëpo punën e vet që duhet me kry nuk mujnë me kry”, ka thënë Osmani.

E i njëjti, ka frikë se kjo do ndikojë në pagat e tyre.

“Çdo ditë që rrimë, na shkojmë në humbje. Minatorët janë të shqetësuar, edhe sindikata edhe të gjithë se nuk po mundmi me punu, me djersën tonë me realizu planin edhe me i marrë pagat. Kjo është pa fajin tonë”, ka shtuar Osmani.

Stan-Tërgu ka dy depo të materialit shpërthyes në total, njërën nëntokë e tjetrën në sipërfaqe, të dyja me kapacitet prej 12 mijë tone.

Varësisht aktivitetit, sasia e shfrytëzimit arrin në 9 mijë tone.

Por mungesa e tij, tanimë ka ndaluar prodhimin.

“Nuk kemi pas hiç, s’kemi pas eksploziv hiç. Është ndërpre procesi i prodhimit, edhe ai zingjiror krejt. Gjatë këtij muaji nuk ka pasur as prodhim të koncentratit sepse na e prodhojmë si gjysëm produkt në fabrikën e pasurimit që del në treg me anë të tenderave edhe shitet. Po kësaj periudhe janë bërë punë përgatitore, kemi punu në objektet vitale”, ka thënë Shyqeri Sadiku, drejtor i “Stan Tërgut”.

Gjersa thekson se Trepçën e gjeti në gjendje të rënduar, kryeshefi ekzekutiv thotë se furnizimi pritet të arrijë nesër.

“Po presim që së paku nesër të na vie municioni, eksplozivi që ne përdorim edhe besoj që gjithçka do t’i kthehet normalitetit dhe të mos përsëritet një situate e tillë. Është një situate e jashtëzakonshme dhe jemi ballafaqu fatkeqsisht, nuk është mire se ka ndodh por në situatën se si e kam marrë Trepçën me obligime me borxhe, ka qenë e pamundshme me planifiku diçka”, ka thënë Bashkim Kurti, kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”.

Punëtorët e Trepçës kanë vite që ankohen për mungesë të kushteve të punës e herë-herë edhe për pagat.

Më tre nëntor të vitit të kaluar , minatorët i dhanë fund grevës 10 ditore pas shkarkimit të ish-kryeshefit, Enis Abdurrahmani.

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika