Viktima e dytë e aksidentit të trafikut ku vdiq DJ nga Kosova është një modele ukrainase

Të dielën me 31 mars në një aksident trafiku në autostradë në drejtim të Milanos në Itali, vdiq një DJ 40-vjeçar nga Kosova që jetonte në Villeneuve të Zvicrës. Mediumet italiane kishin raportuar se vetura Ferrari GT C4 ku gjendej DJ kosovar, kishte arritur shpejtësi deri 200 kilometra në orë, kur humbi kontrollin dhe u përplas për rrethoja

Të dielën më 31 mars, në një aksident trafiku në autostradë në drejtim të Milanos në Itali, vdiq një DJ 40-vjeçar nga Kosova që jetonte në Villeneuve të Zvicrës. Mediumet italiane kishin raportuar se vetura Ferrari GT C4 ku gjendej DJ kosovar, kishte arritur shpejtësi deri 200 kilometra në orë, kur humbi kontrollin dhe u përplas për rrethoja.

Vetura u nda përgjysmë dhe mori zjarr. E brenda veturës përpos Dj kosovar, ishte edhe një shoqëruese e tij. Gazeta “Blick” ka zbuluar se viktima tjetër ishte një modele ukrainase.  Ukrainasja në profilin e saj në Instagram kishte shpërndarë shumë foto nga Zvicra. Nuk dihet çfarë lidhje kishin me viktimën 40-vjeçare.

DJ kosovar para aksidentit tragjik kishte performuar të shtunën mbrëma në një klub nate në Kantonin Wallis. Më pas, ai u nis në drejtim të Italisë me modelen ukrainase.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika