Lajçak pas takimit në Bruksel: Arritëm të tejkalonim disa dallime mes propozimeve të të dyja palëve

Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së, për dialogun, pas takimit në Bruksel për dinarin, ka treguar se ka pasur një diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së

Të enjten u zhvillua takimi trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petak Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Lajçak, pas takimit në Bruksel për dinarin, ka treguar se ka pasur një diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së.

U bisedua për gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.

Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social X, ka shkruar se gjatë këtij takimi, përmbushën disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve.

Ai shtoi se në plan ka t’i vazhdojë diskutimet bazuar në idetë e BE-së për kompromis.

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika