Evakuohen mijëra banorë nga një rajon rus, pas thyerjes së pjesshme të digës

Ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar të shtunën mijëra njerëz nga një rajon jugor rus, pas thyerjes së pjesshme të një dige

Ekipet e shpëtimit duke i evakuuar banorët prej qytetit të kapluar nga vërshimet, Orsk, Rusi, 6 prill 2024. Foto: Russia Emergency Ministry/TASS

Ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar të shtunën mijëra njerëz nga një rajon jugor rus, pas thyerjes së pjesshme të një dige, e cila rrezikon të shembet plotësisht.

Punëtorët përdorën gomone për t’i larguar banorët drejt vendeve të sigurta, për shkak se vërshimet nga lumi Ural u rritën në rajonin Orenburg, përfshirë në qytetin Orsk.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS raportoi se diga ishte shkatërruar plotësisht, megjithatë zyrtarët lokalë e mohuan këtë më vonë.

Autoritetet thanë se tre trupa janë nxjerrë nga uji në rajonin e vërshuar, megjithëse nuk është e qartë nëse vdekja e tyre ndërlidhej me vërshimet.

Orski është qyteti i dytë më i madh në rajonin Orenburg, me 189.000 banorë.

Zyra e prokurorit rajonal tha se ka nisur një hetim penal ndaj thyerjes së digës, duke thënë se mirëmbajtja e dobët mund të ketë qenë shkaktari.

Në javët e fundit, një sërë komunitetesh në pjesët jugore të rajoneve siberiane dhe Bjeshkëve Ural të Rusisë janë goditur nga vërshimet, kryesisht për shkak të shkrirjes së borës pranverore dhe temperaturave të larta josezonale.

Disa pjesë të Kazakistanit, që shtrihen në kufi me Orenburgun, janë përballur me vërshime katastrofike gjithashtu.

Mbi 16.000 njerëz janë evakuuar nga komunitete të ndryshme në pjesët veriore të vendit.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se këto vërshime janë fatkeqësia më e rëndë natyrore që e ka goditur vendin e tij në 80 vjetët e fundit./REL

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika