Zelensky: Ukraina do ta humbasë luftën, nëse Kongresi amerikan ndalon ndihmën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmën ushtarake për të luftuar pushtimin e Moskës, Ukraina do të humbasë luftën kundër Rusisë, duke theksuar se kjo do të krijojë rreziqe të mëtejshme për shtetet e tjera në rajon

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi do ta humbasë luftën kundër Rusisë, nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmën ushtarake për të luftuar pushtimin e Moskës.

“Është e nevojshme t’i thuhet Kongresit në mënyrë specifike se nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën”, ka deklaruar Zelensky gjatë një videotakimi të platformës United24 për mbledhjen e fondeve të organizuar nga Kievi.

Republikanët në Kongres kanë bllokuar prej muajsh dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Kievin.

Zelensky ka theksuar se do të ishte “e vështirë” për Ukrainën të “qëndronte” (të mbijetonte) pa ndihmë.

Ai ka shtuar se “nëse Ukraina humbet luftën, shtetet e tjera do të sulmohen”.

Rusia ka shtuar sulmet ndaj Chasiv Yar teksa kërkon të ndërtojë fitimet territoriale muajt e fundit.

Chasiv Yar është më pak se 30 kilometra (18 milje) nga Kramatorsk, një qendër e rëndësishme hekurudhore dhe logjistike për ushtrinë ukrainase.

Një sulm i ri me dronë në centralin e energjisë në Zaporizhja të Ukrainës, ka rritur rrezikun për “aksident të madh bërthamor”, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

OKB-ja paralajmëron kundër sulmeve në centralin bërthamor në Zaporizhja

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, ka thënë se sulmi i së shtunës me dronë ishte “i pamatur” dhe “përshkallëzim masiv i sigurisë bërthamore”, duke shtuar se “kjo nuk mund të ndodhë” dhe se sulmet në objekte bërthamore janë të rrezikshme dhe të papranueshme për të gjithë.

Pushtimi rus i Ukrainës është zvarritur për më shumë se dy vjet.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika