KQZ akrediton grupin e dytë të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ ka miratuar procedurat e votimit dhe numërimit, ka shqyrtuar dhe miratuar format zgjedhore si dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të dytë prej 112 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit më 21 prill dhe procedurat tjera deri në certifikimin e rezultatit përfundimtar.

Numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani nga KQZ është 130, të cilët përfaqësojnë media, organizata jo-qeveritare vendore dhe përfaqësi diplomatike në Kosovë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika