Gashi: Vuçiqi s’mundet me shantazhu Kurtin

Tomë Gashi, avokat ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për bashkëpunim sa është Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Sipas Gashit, Albin Kurti nuk është 'kryeministër i korruptuar' dhe  se "atë që ofron Albin Kurti, Serbisë nuk i konvenon dhe nuk e pranon., Atë që e kërkon Serbia me Vuçiqin, Albin Kurti nuk e nënshkruan kurrë"

Tomë Gashi, avokat ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për bashkëpunim sa është Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Sipas Gashit, Albin Kurti nuk është ‘kryeministër i korruptuar’ dhe  se “atë që ofron Albin Kurti, Serbisë nuk i konvenon dhe nuk e pranon., Atë që e kërkon Serbia me Vuçiqin, Albin Kurti nuk e nënshkruan kurrë”.

Kështu është shprehur Gashi tek emisioni “Five” të Televizionit Dukagjinit.

“Atë që Serbia e kërkon me Albinin nuk e merr kurrë. E atë që Albini eventualisht mundet me ofru sepse ka deklaruar se ka qenë disa herë i gatshëm me nënshkru marrëveshjen e panënshkruar edhe në Bruksel edhe në Ohër,. Vuçiqi është në një situatë tjetër, se ka një kryeministër përballë vetës, siç është Albin Kurti, i cili nuk është i korruptuar. Meqenëse nuk është i korruptuar nuk poo mundet me gjet një mënyrë me e shantazhu. Këta tjerë para Albin Kurtit, përmes prizmës tem ka qenë shumë lehtë me i shantazhu për çfarëdo lloj arsyeje dhe shumë lehtësisht e kupton se kanë shkuar pa letra.  Albin Kurti nuk është si ata. Atë që ofron Albin Kurti, Serbisë nuk i konvenon dhe nuk e pranon., Atë që e kërkon Serbia me Vuçiqin, Albin Kurti nuk e nënshkruan kurrë. Kjo çështje nuk mundet me ndodh me Albin Kurtin si kryeministër”, është shprehur Gashi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika