Policia jep detaje për të shtënat me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicë

Lidhur me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje në rrugën Llapnasellë – Graçanicë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje në rrugën Llapnasellë – Graçanicë.

Lexo më shumë: Të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicë

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje”, thuhet në raportin policor.

Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit, të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.  

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika