Pacolli: Kemi diskutime me çdo vend që të mos kundërshtohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka theksuar se edhe pse Kosova ka marrë numër të lartë votash në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të ketë kundërshtime në Komitetin e Ministrave nga disa shtete që ende nuk e kanë njohur shtetin.

Pacolli ka thënë se shumica e shteteve mbështetëse do të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave.

Në lidhje me kontaktet me ministrat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, Pacolli ka thënë se ata janë tashmë janë duke zhvilluar diskutime për të ndikuar në procesin e anëtarësimit.

“Nëse bazohemi tek votat që kemi marrë dje në Këshill ka qenë numër i lartë pro Kosovës kështu që është shenjë e mirë, e dyta është se shumica e shteteve mbështetëse janë përkrahëse e Kosovës në këtë drejtim dhe do ta shtyjnë tutje edhe në Komitetin e Ministrave, ne e dimë që shtete që nuk e kanë njohur Kosovën do të jenë më të matura por ende nuk e dimë saktë sesi do të votojnë secila, kështu që jemi në diskutime presim që të kemi bashkëpunim. Diskutimet po zhvillohen në secilin vend që nga momenti i fillimit të procesit për anëtarësim në KiE”, ka deklaruar Pacolli në emisionin FIVE.

Ajo ka shtuar se po punohet me secilin shtet, përfshirë edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e tyre për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Tash janë ministra dhe është vendim edhe politik i tyre, do të shohim sesi do të lëvizin gjërat tutje. Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet, edhe me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën në mënyrë që të lobojmë tek ato që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Ministrave”, ka thënë ajo.

Fitore Pacolli gjithashtu përmendi se disa shtete mund të mos marrin pjesë në votim për të lejuar anëtarësimin e Kosovës, duke thënë se ata po punojnë “për të shmangur kushte të panevojshme ose të padrejta” për Kosovën.

“Në mesin e pesë shteteve anëtare kemi shtete të cilat do ta ,mbështesin, ka edhe shtete që të mos marrin fare pjesë në votim në mënyrë që t’i mundësojnë Kosovës të anëtarësohet. Po punojmë me secilin shtet, dhe në mënyrë që të mos kemi arsyetime sikur të vendosen kushte të panevojshëm të të padrejta për Kosovën sepse ka plotësu kushtet e saj elementare për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka deklaruar ajo.

 

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika