PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me gjetjet e raportit të DASH-it

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, në emër të partisë së tij ka kërkuar një debat parlamentar në lidhje me gjetjet e raportit të DASH-it

Abelard Tahiri, PDK ne Seance Plenare

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja kërkon që të futet në rend dite një debat parlamentar për të gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“I kërkoj seancës të plotësoj rendin e ditës me mocion përmbajtjesor. Ne kërkojmë debat parlamentar me të gjeturat e raportit të DASH-it. Ka të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri.

Ai shtoi se raporti ka përshkrim ku kemi korrupsion serioz në qeveri.

“Duke iu referuar këtij raporti nga 15 ministria, 5 janë në hetime dhe dy zëvendësministra. 1/3 e kësaj qeverie është në hetime nga prokuroria. Aty përshkruhet qartë dhe dhuna ndaj gazetarëve dhe ndaj gruas”, ka thënë Tahiri.

Kuvendi sot mban seancë plenare, në rend dite sërish marrëveshjet ndërkombëtare

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika