Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thash vetëm të vërtetën që Serbia s’mund ta mohoj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin e saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka theksuar se ka thënë vetëm të vërtetën, të cilën Serbia nuk mund ta mohojë, dhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i ka cilësuar si “post-traumatike”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta dhe se këtë fakt nuk mund ta mohoj as shteti serb.

Po ashtu, deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Osmani i ka quajtur “postraumatike”.

Ajo në një deklaratë për media, ka theksuar se të vërtetën e thënë në Asamblenë e OKB-së nuk mund ta mohojë askush e as Serbia.

“Ai ka bërë tërë një sërë deklaratash postraumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë  të vërtetën vetëm të vërtetën para syve të botes dhe nuk mundet askush ta sulmoj apo ta mohoj e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Me heroinat e Kosovës, Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin e me Vasfije Krasniqin dhe Elhame Muçollin, presidentja Vjosa Osmani kishte marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Osmani në Këshillin e Sigurimit, e ka përmendur masakrën e Poplekut, ku ishin masakruar mbi 50 shqiptarë nga forcat serbe.

Ajo ka thënë se forcat paramilitare dhe militare serbe i kanë djegur të gjallë mbi 50 civilë shqiptarë shumica gra e fëmijë.

Osmani ka thënë Elhame Muqolli në atë kohë ishte 14 vjecare ku kishte arritur të kërcente nga dritarja e shtëpisë e të ikte. Presidentja e Kosovës, ka shtuar se Muqolli ende i mban mend britmat e fëmijëve duke u djegur të gjallë.

Lexo edhe: Osmani: Me metoda terroriste Serbia po i frikëson serbët e Kosovës

Ajo gjithashtu ka thënë se regjimi i Millosheviqit ku bënte pjesë edhe Vuçiq, ka tentuar t’i zhdukë të gjithë shqiptarët.

Lexo edhe: “Është kurth për ne, s’na informuat”- Vuçiqit i pengon ekipi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika