Jasharaj-Nagavcit: Ke urdhër nga Kurti të mos takohesh me sindikatat

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kritikuar ministren e Arsimit për mosgatishmërinë për t’u takuar me sindikalistët

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kritikuar ministren e Arsimit për mosgatishmërinë për t’u takuar me sindikalistët.

Jasharaj përmes një komunikate për media, ka thënë se pas deklarimit të ministres Nagavci se është e gatshme të takohet me sindikatat i kanë kërkuar takim, por siç ka thënë ai nuk kanë marrë përgjigje.

“Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisem prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi. Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuara i publikuan”, ka thënë Jasharaj thuhet në komunikatë.

Por, sipas kreut të SBASHK-ut ka një arsye pse Nagavci nuk po i takon dhe ai është kryeministri Kurti, që sipas Jasharaj po e pengon Nagavcin të takohet me sindikalistët e arsimit.

“Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe u ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërtetën para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, ka përfunduar Jasharaj.

SBASHK-u vazhdimisht ka akuzuar Qeverinë për mungesë dialogu me këtë sindikatë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika