Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pritet të administrojë betimin solemn të shërbimit për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, në një ceremoni që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, këtë të hënë, do të administroj betimin solemn të shërbimit për dhjetë vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim, ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Po ashtu, ambasadori Hovenier do të mbajë fjalë rasti.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Pas përfundimit të trajnimit 10 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim professional vullnetarët do të prezantohen para Ambasadorit Hovenier nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda si dhe në prani të Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj. Arbërie Nagavci, Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe mysafirëve të respektuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika