Hoxha: Këshilli i Etikës provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e Kodit Etik

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) të martën organizoi një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) të martën organizoi një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës, duke bërë, siç tha koordinatori i ORCA-s, Dibran Hoxha, përurimin e monumentit të Këshillit të Etikës – një lavatriçe.

“Kjo lavatriçe e ndryshkur, e lodhtë, e thyme, e zbrazët, që nuk mundet me i kry më funksionet e veta, që nuk lan por fëlliq, njëjtë edhe Këshilli i Etikës për vite me radhë provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e tjerë të Kodit Etik dhe integritetit akademik në Universitetin e Prishtinës”, tha Hoxha.

Hoxha kritikoi edhe Selim Bezerajn, duke e cilësuar si plagjiator.

“Për plagjiatorin tjetër, i cili është në krye të Universitetit (në mënyrë absurde në Këshillin Drejtues), plagjiatorin Selim Bezeraj, lavatriçja po mundohet ta luajë budallën, duke u arsyetu që meqë plagjiatura e tij ka ndodhë në Universitetin e Tiranës, lavatriçja nuk paska mundësi të marrë vendim për të. Njerëz pa fije turpi, pa fije integriteti personal e moral, që ndytësisht shërbejnë si lavatriçe, mendojnë se na e hedhin me arsyetime banale si këto”, tha Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se vendimi për suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi ishte një lloj drame nga UP-ja.

“Ditëve te fundit, lavatriçja e ndryshkur e UP-së, pasi shkaktoi dramë nacionale duke mos marrë vendim për përjashtim të ngacmuesit kronik e masiv Xhevat Krasniqit, i cili u denoncua nga 27 studente e studentë, u mundua ta çojë në gjyqësorin joefikas të Kosovës rastin për ta përfunduar si procedurë në UP. Lavtriçja harron se nuk ka të bëjë me mediokrët të cilëve u shërben në Universitetin e Prishtinës. Mendoi se ne të gjithë jemi budallenj dhe nuk e kuptojmë që ka shkelur rregulloren, e cila në mënyrë tekstuale thotë të kundërtën e veprimit të lavatriçes dhe majstorit të saj rektorit, Qerim Qerimi”, tha ai.

Hoxha, po ashtu, i bëri thirrje Qeverisë duke thënë se ajo qartë dhe pa metafora duhet të përcaktohet nëse është në krah të vajzave, duke marrë veprime konkrete.

“Qeveria duhet qartë dhe pa metafora të përcaktohet nëse është në krah të grave dhe vajzave duke marrë veprime konkrete, për të mos lejuar Universitetin të shkojë në një drejtim të errët, e të mos derdhë lot krokodili në rrjete sociale sa herë që gratë vriten mizorisht. Duam ta sigurojmë Qerim Qerimin, Altin Sahitin, Iset Morinën, dhe Qeverinë e Kosovës, se ashtu si vlente në Qeveritë e kaluara, Universiteti i Prishtinës, është vija jonë e kuqe për të cilën do t’i rikthejmë”, tha Hoxha.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika