Podujevë – Arrestohen katër të dyshuar që sulmuan fizikisht dy persona

Gjatë ditës së djeshme, në qytetin e Podujevës janë arrestuar katër të dyshuar sepse të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona

Ilustrim

Janë arrestuar katër të dyshuar sepse të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, gjatë ditës së djeshme në orën 11:20.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

 “Podujevë 06.05.2024-11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë  ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika