Haradinaj: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe e shqiptarisë ndër breza, i fali shumë lirisë së atdheut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të Betejës së Çabratit, ka nderuar heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të Betejës së Çabratit, ka nderuar heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova” dhe trimat e rënë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe e shqiptarisë ndër breza, i fali shumë lirisë së atdheut.

“Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te dita e fitores. Gjatë luftës për liri, në këtë trevë u shkatërruan shumë ekonomi familjare e shumë vëllezër e motra tona pësuan nga dora e agresorit, por shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë”, shkroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së është shprehur krenar dhe mirënjohës për sakrificën që heronjtë dhanë për lirinë e vendit.

“Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si Heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika